Telegrafi

Wenger dhe Mourinho u përleshën së fundmi, a do ta përsërisin atë përsëri nesër? (Video)

Dy trajnerët me rivalitetin më të madh në Ligën Premier padyshim që janë Jose Mourinho dhe Arsene Wenger.

Sa ishte pjesë e Chelseat, Mourinho gjithmonë sulmonte me fjalë Wengerin për mos fitimin e titullit me Arsenalin në vitet e fundit.

Vitin e kaluar në ndeshjen mes Chelseat dhe Arsenalit ndodhi edhe një përleshje mes dy strategëve.

Ishte minuta e 20-të e ndeshjes kur pas një ndërhyrje të palejuar në fushë dy trajnerët e nervozuar u kacafytën mes vete duke dhuruar shou në ‘Stamford Bridges’.

Kujtojmë që nesër dy strategët do të jenë sërish përballë njëri tjetrit në ndeshjes mes Manchester United dhe Arsneali./Telegrafi/