Telegrafi

Wenger: Chelsea super favorit për ta fituar titullin

Arsene Wenger kërkoi të kalojë pak më shumë presion te kryesuesit e Premier Ligës në këtë fund viti duke cilësuar Chelsea-n si favoritin kryesor për titullin kampion.

Tekniku francez tha se skuadra e drejtuar nga Antonio Conte është pikërisht në vendin e pilotit dhe titulli është i londinezëve për ta humbur.

Në vitin e parë në drejtimin e formacionit të “Stamford Bridge”, trajneri italian ka krijuar një avantazh prej 6 pikësh me ndjekësit kur po përgatitet mbyllja e fazës së parë. Arsenal ka gjithashtu shanse të mëdha për fronin pasi është në vendin e katërt por vetëm 3 fitore larg.

“Për momentin Chelsea është superfavoriti i Ligës premier pasi ka merituar diferencën në krye. Por gjithashtu titulli është i Chelsea për ta humbur, siç thonë në futbollin anglez. Ka ende shanse për të dalë ekipet e tjera kampione pasi ka një rrugë të gjatë deri në fund dhe do të bëhet akoma më e vështirë”, tha Arsene Wenger.

Francezi po finalizon sezonin numër 20 në pankinën e Arsenalit, dhe pas disa kritikave nga tifozët në Shtator, duke se ka rifituar popullaritetin që e karakterizon. Wenger ishte në mënyrë surprizë, kritik për lojën e këtij sezoni edhe pse në Angli janë trajnerët më të mirë si Conte, Guardiola, Klopp dhe Mourinho.