Telegrafi

Wenger: Chelsea është në rënie

Wenger merr si shembull moshën e lojtarëve dhe derisa blutë po ‘plaken’, ‘fëmijët’ e Arsenalit po arrijnë moshën e përkryer dhe kulmin e formës fizike.

“Në grafik ne po shkojmë lart, sigurisht. Ata (Chelsea) po bien. Chelsea ka gjashtë ose shtatë lojtarë mbi moshën 30 vjeçare. Ata nuk do të shkojnë lartë. Por Abramovich mund të thotë gjatë verës, ‘Do t’i blej shtatë lojtarë të moshës 24-vjeçare’ dhe sigurisht se jeni në të njëjtën garë përsëri”, ka thënë Wenger./Telegrafi/