Telegrafi

Wenger: Chamakh e di se nuk do të nënshkruaj me të

Klubi nga Londra vazhdimisht është lidhur me transferim të marokenit gjatë verës së kaluar, por duket se strategu francez nuk është më i interesuar për sulmuesin e vlerësuar lart.

“Ai është një lojtar që më pëlqen, por kam shumë sulmues. Sinqerisht, Bordeaux nuk ishin shumë të drejtë, ata kërkuan shumë para dhe unë nuk do të paguaja aq”.

“Madje edhe e kam kontaktuar Chamakh për t’i thënë, ‘Dëgjo, Eduardo sapo është rikthyer dhe unë nuk dua të të blej dhe të të mbaj në stol’,”, ka thënë Wenger në një intervistë për L’Equipe./Telegrafi/