Site icon Telegrafi

Wenger: Çështja e Sanchez, çështje e parave

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se të hollat janë problemi kryesor për mos rinovimin e superyllit, Alexis Sanchez.

Wenger është i bindur se kiliani dëshiron të luaj dhe të jetë ende pjesë e Arsenalit edhe pas vitit 2018, por bisedimet për një rinovim kanë ngecur shumë.

Sipas Wenger, problemi është kryesisht te aspekti financiar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Arsenali

“Unë besoj se ai dëshiron të qëndrojë në klub dhe puna ka mbetur deri te marrëveshja me agjentin e tij”.

“Lojtarët duhet së pari të shohin nëse ata janë të kënaqur me klubin. Shumicën e kohës është deri te marrëveshja për shkak të financave dhe unë them se ‘po’, kjo është arsyeja pse kemi mbetur këtu”, deklaroi Wenger.

Sanchez dhe shumë lojtarë të tjerë ende nuk kanë rinovuar me Arsenalin dhe tifozët tashmë janë shprehur të brengosur për këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version