Telegrafi

Wenger: Campbell mund ta heshtë Rooneyn

Duket se Wenger do ta inkuadrojë nga minuta e parë të rikthyerin tek Arsenali, Sol Campbell, qëllimi i të cilit do të jetë neutralizimi i Rooneyt.

“Mendoj se ai (Campbell) mund ta ndalë Rooneyn. Ai ka përvojë dhe i pëlqejnë ndeshjet e mëdha”, është shprehur francezi, i cili ka thënë se Campbell mund të luajë nëse nuk luan Thomas Vermaelen. /Telegrafi/