Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka kërkuar drejtuesve të klubit të fillojnë punën për rinovimin me Alex Iwobi.
Sipas London Evening Standard, tekniku francez është bindur nga talenti i Iwobit dhe e dëshiron atë për shumë vite.
Rinovimi pritet të vijë në javët në vazhdim dhe pritet të rinovim deri në vitin 2020.
Iwobi është pjesë e përfaqësueses së Nigerisë, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të Anglisë. /Telegrafi/