Telegrafi

Wenger bisedë pozitive me Sanchezin

Arsene Wenger po mundohet ta bind Alexin Sanchezin.

Ky i fundit raportohej se ishte i pakënaqur me situatën në klub dhe po kërkon që të largohet prej Topçinjtë.

Trajneri francez pohon se ka shkëmbyer mesazhe telefonike me kilianin dhe ato kanë qenë më se pozitive.

“Kam shkëmbyer mesazhe me Alexis dhe ishin shumë pozitive. Nuk ka shumë për të zgjidhur në këtë moment me lojtarin”, ka thënë shkurt Wenger.

Sanchez vitin e kaluar ka realizuar 24 gola, por të cilat nuk ishin të mjaftueshme për titullin e kampionit të Ligës Premier, ndërsa ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/