Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger beson se do ta kalojnë me sukses Bayern Munichun.
Gjiganti gjerman i ka eliminuar anglezët tri herë në katër vitet e fundit.
Por francezi mendon se tani gjërat kanë ndryshuar dhe se Arsenali i tij do të kaloi tutje.
“Është e vërtetë që kemi pasur eksperienca të këqija kundër Bayernit”, theksoi Wenger.
“Por unë e ndiej se kjo është një mundësi e mirë. Ne kemi fituar më parë në Munich dhe e luajmë ndeshjen e parë në udhëtim”.
“Kështu që është e rëndësishme që ta kemi ndeshjen e kthimit në shtëpi, sepse nëse do të kesh një shans për t’u kualifikuar në këtë përballje, fakti që gjithçka do të vendoset në Londër është tepër e rëndësishme”.
“Duhet të mbrohemi mirë si skuadër”, tha Wenger në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/