Site icon Telegrafi

Wenger beson se Ozil do të vazhdojë kontratën me Arsenalin

Arsene Wenger është i bindur se Mesut Ozil nuk do të largohet prej “The Emirates”.

Reprezentuesi gjerman këtë sezon ka pasur një paraqitje solide, ku në 19 takime ka shënuar katër gola dhe ka ndihmuar bashkëlojtarët në gjashtë raste me asistime.

Mesfushori 29-vjeçari gjerman ka nënkontratë të vlefshme deri në verën e këtij viti dhe rreziku është i madh që të largohet me kosto zero.

“Qëllimi ynë është që ta mbajmë Ozilin. Shpresojmë se do ta bëjmë këtë gjë shumë shpejt. Nuk jemi aq afër, por jo aq larg sa për të qenë pesimist”, tha Wenger.

Kujtojmë se një numër i madh i klubeve po e kërkojnë futbollistin ndër të tjerash edhe gjiganti italian, Juventus.

Theksojmë se vlera aktuale e lojtarit kap shifrat prej 50 milionë euro sipas ueb-faqes transfermarkt.de.

Ndryshe, Arsenali do të pushojë gjatë kësaj jave pasi që në Angli po zhvillohen ndeshjet e FA Cup. /Telegrafi/

Exit mobile version