Telegrafi

Wenger: Bayerni, i një tjetër klasi

 Wenger shpërtheu në kritikët dhe në ekipin e tij gjatë të martës pas eliminimit nga Kupa FA në shtëpi nga Blackburn, por nuk ka pasur problem ta pranojë se gjermanët ishin superior në çdo pjesë të fushës në takimin e garës evropiane.

“Ju duhet t’u jepni merita për klasin e tyre. Në periudha të caktuara në pjesën e parë kishte dallim në kualitetin e paraqitjes së tyre dhe tonë. Bayerni ishte plot vetëbesim dhe ne paguam për këtë”.

“Kur ishim 2-0 u bë shumë vështirë, por ne bëmë një betejë të mirë në pjesën e dytë. Dukej sikur mund të bëhen 2-2, por fatkeqësisht në pranuam edhe një gol tjetër, që ishte goditje a madhe”.

“Nga ai moment e tutje, ju mund të shihnit se ne mund të kishim pranuar edhe një tjetër, pasi ne nuk e mbajtëm strukturën tonë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/