Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger u ka kërkuar zyrtarëve bavarez që ta mbështesin trajnerin, Niko Kovac.
Strategu francez që u largua pas 23 vjet drejtimi të klubit anglez, ka qenë i lidhur me punën e trajnerit te Gunners pas një fillim zhgënjyes të Bayer Munichut.
“Unë jam i befasuar, si të gjithë gjermanët, por jo i shqetësuar, pasi që bavarezët gjithmonë kthehen. Për mua janë dy gjëra të rëndësishme: tani duhet të mbështesin Kovacin dhe vetëbesimi duhet rindërtuar brenda klubit që do të krijojë një ekip të fortë të Bayernit”.
“Sot ka shumë stres në këtë profesion dhe se solidariteti midis trajnerëve është shumë, shumë i rëndësishëm sepse në Gjermani ka trajnerë shumë të rinj”, tha ai.
Sa i përket planeve të tij, Wenger zbuloi se një kthim i shpejt në botën e futbollit nuk do të jetë i shpejt.
“Bundesliga. Ndoshta jo, por si do që të shkojnë punët tani për tani nuk mund t’ju them ndonjë gjë.
“Unë do të vazhdojë me punën e trajnerit, mund të jem në fshatin tim, në Japoni, kudo…”, tha francezi. /Telegrafi/