Telegrafi

Wenger: Barca zhurmëtare

“Unë po dëgjoj vetëm zhurmë nga Barcelona, por kjo është e tëra”, theksoi Wenger për të shuar spekulimet që thoshin se Arsenali ka marrëveshje sekrete me Barcelonën për Cesc Fabregas.

“Në punën tonë ju nuk brengoseni për gjërat që nuk mund t’i kontrolloni. Ne në klub jemi të kënaqur me Fabregasin. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm dhe është kapiteni ynë. Ne kemi punuar shumë me të”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/