Arsene Wenger ka barazuar rekordit e Sir Alex Ferguson me 810 ndeshje si menaxher në Ligën Premier.
Që prej marrjes së detyrës si trajner i Arsenalit më 1 tetor 1996, Wenger ka arritur të drejtoj skuadrën londineze në plot 809 ndeshje.
Barazimi i rekordit të tij me atë të Fergusonit vjen në ndeshjen e sotme (e enjte) që Topçinjtë e luajnë ndaj Crystal Palace.
Në këto ndeshje që Wenger ka qenë në krye të Arsenalit ka plot 467 fitore, 145 humbje, 1,521 gola të shënuara, tre tituj të Ligës dhe shtatë Kupa FA.
Për dallim nga trajneri francez, skuadrat tjera rivale londineze kanë ndërruar vazhdimisht trajner dhe kështu, Wenger është simbol i Londrës, si hero i Arsenalit.
Në anën tjetër, Ferguson ka qenë trajner i Manchester Unitedit nga vitet 1986 deri në vitin 2013.
Megjithatë, trajneri i Unitedit ka shumë më shumë trofe në Angli dhe Evropë sesa trajneri francez i Arsenalit. /Telegrafi/