Arsenal është eliminuar prej EFL Cup pas humbjes para shikuesve të vetë 2-0 kundër Southamptonit.
Arsene Wenger, trajneri i Gunnersave ka arsyetuar eliminimin duke i fajësuar lojtarët për mos seriozitet që prej minutës së parë të ndeshjes.
“Ndjej keqardhje për humbjen e ndeshjes”, ka thënë Wenger, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se kemi luajtur mirë në pjesën e dytë, por kur shikoj lojtarët që kanë luajtur sonte, disa prej tyre nuk u paraqiten mirë. Në takim kemi pasur mesfushor të tillë si Coquelin, Ramsey, Elneny, pastaj edhe Xhakën”, shtoi francezi.
“Mendoj se nuk iu qasëm me seriozitet të madh që nga minuta e parë e ndeshjes”, tha ndër të tjerash Wenger. /Telegrafi/