Telegrafi

Wenger: Arshavin i gatshëm për derbi

Rusi do të luajë derbin e parë të tij në Londrën veriore që kur nënshkroi për Arsenalin në muajin janar.

“Arshavin mund ta ndryshojë ndeshjen, kudo në cilindo moment, andaj besoj se ai do të ketë një ndeshje të madhe edhe kësaj here”.

“Ai është një lojtar të cilin e dua, jo vetëm sepse është i talentuar, por sepse është efektiv. Jam i bindur se ai do të ketë ndikim në takimin e nesërm”, ka thënë Wenger./Telegrafi/