Telegrafi

Wenger: Arsenali është sërish në garë për titull

Topçinjtë fituan me rezultat minimal 1-0, ndaj Liverpoolit në Emirates Stadium gjatë të mërkurës, për t’iu afruar në gjashtë pikë liderit të tabelës, Chelseat. Në takimet tjera, Chelsea u mposht nga Evertoni, ndërsa Manchester United u ndalua me barazim nga Aston Villa.

“Kam thënë pas ndeshjes ndaj Chelseat se do të luftojmë deri në sekondën e fundit të sezonit. Ne e bëmë këtë sonte dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë. Çdokush mund të humbë pikë kudo. Është një garë e hapur”, ka thënë Wenger./Telegrafi/