Telegrafi

Wenger: Anglia mund ta fitojë Botërorin

“Po, Anglia ka një shans të mirë- mirëpo unë nuk dëshiroj të jepem pas euforisë, e cila është duke u ndërtuar këtu tash për tash”.

“Çështja është se secilën herë që themi se Anglia do të ketë sukses, dhe nuk ka, skuadra ‘goditet’ rëndë”.

“Prandaj po e them që Anglia të shkojë atje me më pak pritje. Por unë nuk shoh ndonjë arsye të dukshme pse nuk mund të fitojë- por ende do t‘i duhet fati dhe gjithçka duhet të jetë në vend gjatë katër javëve (të Kampionatit Botëror)”, është shprehur Wenger për The Daily Star Sunday. /Telegrafi/