Telegrafi

Wenger: Adebayor është dashur të pritet ngrohtë

Edhe pse Patrick Vieria dhe Kolo Toure, të dy këta ish-futbollistë të Arsenalit, janë pritur mirë, kjo gjë nuk ndodhi me Emmanuel Adebayor që pas hyrjes së tij u prit me vërshëllima nga tifozët e Arsenalit.

“Vërshëllimat ndaj Adebayorit? Çfarë mund të bëj unë? Unë thashë para ndeshjes se dua që të gjithë të respektohen dhe ju e dini shumë mirë mendimin tim. Adebayor ishte i fokusuar në lojë dhe fitoi disa duele në ajër”.

“Por, edhe pas hyrjes së tij, City ishte i mbyllur. Ata luajtën shumë në kundërsulme dhe kur mund t’i thyeni ato nuk do të keni shumë telashe. Më duhet të them se ishte një javë të cilën nuk jam mësuar ta shoh”.

“Ne krijuam shumë pak raste kurse Manchester City nuk krijoi asgjë. Ata ishin të fokusuar në mbrojtje dhe për këtë arsye ne nuk shënuam. Përderisa ne nuk e bëmë këtë, ndeshja ishte e mbyllur”, deklaroi pas ndeshjes Arsene Wenger. /Telegrafi/