Arsene Wenger ka qenë i shkurtër në konferencën pas ndeshjes, duke deklaruar se skuadra humbi pas golit të tretë, teksa është i vetëdijshëm për rezultatin e keq.
Arsenali u poshtërua nga Bayern Munich në ndeshjen e parë, pasi u mposhtën me rezultat 5-1 dhe mundësitë e kualifikimit janë minimale.
“Problemet e vërteta që i hasëm ishin pas golin e tretë. Humbëm organizimin tonë dhe ishin të lodhur mentalisht”, ka fillimisht Wenger në konferencën pas ndeshjes.
“25 minutat e fundit ishin një makth për ne. Dukej sikur ne nuk kishim asnjë përgjigje”, përcjell Telegrafi.
“Fakti është, se ne duhet të përballemi me rezultatin. Ne kemi një rezultat shumë të keq”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/