Site icon Telegrafi

Wendell kërkohet nga gjiganti spanjoll

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi dhe atë si duket e ka gjetur në Bundesliga.

Fjala është për brazilianin e Bayer Leverkusen, Wendell i cili ka pasur paraqitje të mira me ‘aspirinat’.

Mbrojtësi i majtë këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat me Leverkusenin ku ka dhuruar edhe pesë asistime.

22-vjeçari është blerë nga Leverkusen vitin e kaluar për 6,5 milionë euro ndërsa vlera e tij tani është rritur dukshëm.

‘Mundo Deportivo’, ka shkruar se katalunasit janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për transferimin e brazilianit në ‘Camp Nou’. /Telegrafi/

Exit mobile version