Site icon Telegrafi

Welcome to America!?

Ilustrim

Aleksander Rena

Nëse ju kujtohet marrëveshja e Obamës që bëri me Lindjen e Mesme, Azinë dhe Afrikën e Jugut, për të sjellë në SHBA qindra-mijëra emigrantë nga këto vende dhe ku embargo njerëzore në atë kohë ishte: pesë njerëz nga këto vende dhe një nga një vend i Evropës apo Ballkanit. Më pas Obama nënshkroi traktatin, që, kush nuk iu jep privilegj këtyre kombeve, do ta ketë punën pisk me qëndrimin në SHBA dhe kështu bëri.

Filloi të pastrojë të gjithë evropianët dhe ballkanasit deri me ndarje familjare. E bëri këtë me bindje të fortë, pasi në shumicën e punëve të krahut, e sidomos në Nju Jork, disponohen nga evropianët dhe ballkanasit. Pra, ishte një luftë e hapur, pasi monopoli i ndërtimit (aty ku shumica punonin në të zezë), disponohej nga këto vende të sipërpermendura.

Kjo natyrisht nuk ishte një gjë e mirë për SHBA-të, sidomos për ata që kërkojnë të paguajnë taksa dhe të jetojnë te rregullt si qytetarë të nderuar. Në rrafshin ekonomik, vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës, i dhanë një dëm shumë të madh vendit si p.sh.: ulja e çmimeve të punës, pagesat shume të dobëta, cilësia e punimeve, ofertat me zero kosto për të pa një punë etj etj si këto. Sot, tregu po ka vështirësi të mëdha dhe hendek midis kompanive, të cilat një pjesë e mirë e tyre janë ushqyer me krah të lirë pune dhe aspak profesionalizëm të treguar.

Kjo mbase ishte metoda e shfrytëzimit, ku shtyrja për të punuar sa më shumë, të garantonte vendin e punës nga pronari. Por jo, kjo nuk ishte dhe nuk është aspak e drejtë, sepse një njeri nuk jeton me kacidhe për lëmoshë dhe nuk duhet kurrë të jetojë si i braktisur nga jeta edhe pse jeton në SHBA. Çdo kush duhet të jetojë në mënyrë te rregullt, të disiplinuar, duke paguar ato çfarë ai/ajo merr në këmbim pas. Kjo është një drejtësi e mohuar për të gjithë ata/ato që SHBA-të e shohin si tokën e premtuar dhe që udhëtojnë qindra orë larg ilegalisht për të ngecur, pastaj këtu në meshire të fatit. Politikat e Trump, nuk po e lejojnë këtë gjë. Paraja pa në ëe zezë, është shfrytëzim, baltosje, sakatosje, ç’nderim dhe përbuzje për cilindo që i nënshtrohet fatit të mbijetesës.

Politikat e Trumpit po mbyllin kapitullin Obama, ku pas tij fshihej Sorosi si dhe kukuvajka Hilari, që kjo e fundit e deklaroi haptazi, se për punët e rënda në Amerikë, duhet fuqi punëtore nga jashta dhe treg të lirë transaksionesh.

Me pak fjalë: kërkohej shfrytëzimi i krahut të punës deri ne palcë dhe paraja të përfundojë në kontot e George Sorosit, si njeriu që njihet për shkatërrimin e disa shteteve nga ekonomia. Pra, Trump nuk është këtu për të përçarë njerëzit, por për t’i shtyrë ata të kenë integritetin e tyre si njerëz të rregullt. Nëse Obama dhe kompania e tij që i vjen nga pas mendoi se do zëvendësonte ekonominë e SHBA-ve me një kolaps të kësaj natyre, tani është koha e duhur për t’i thënë ndal çdo zullumi pabesie që është thurur ndërkohë në kurriz të miliona njerëzve që presin një shans dhe një jetë më të mirë për të kaluar. Ështe koha për t’i thënë çdo kujt që e meriton, pa allishverishe apo jetë të shfrytëzuar: Welcome to America. Time is now!

Exit mobile version