Site icon Telegrafi

Welbeck thyen këmbën, largohet me barelë nga fusha mes tronditjes së bashkëlojtarëve dhe duartrokitjeve të tifozëve

Yllin i Arsenalit, Danny Welbeck, u desh të marr oksigjen dhe ta lëshojë fushën, në pjesën e parë ndaj Sporting Lisbonës, pasi e theu këmbën. 

Sulmuesi i Gunners u doli nga loja në mesin e pjesës parë pas një dueli të lehtë me Sebastian Coates dhe nga kërcu kur u ul në tokë pësoi dëmtim.

Ai u zëvendësua më pas nga Pierre-Emerick Aubameyang, pasi theu kyçin e këmbës së djathtë.

Bashkëlojtarët e tij të ekipit, duke përfshirë Matteo Guendouzi, mbetën të tronditur dukshëm nga incidenti.

Duke lëshaur fushën me barelë atij iu dha një përshëndetje me duartrokitje në Emirates.

Tashmë mbetet të shihet shkalla e dëmtimit, por me siguri do të mbetet në spital për t’u trajtuar për një kohë të gjatë.

Ish-sulmeri i Manchester United pritet gjithashtu të largohet nga skuadra e Anglisë të Gareth Southgate për javët e ardhshme dy ndeshje. /Telegrafi/

https://twitter.com/gnris12/status/1060641888267583493

Exit mobile version