Telegrafi

Welbeck është kthyer, pesë formacionet e Arsenalit me sulmuesin në formacion (Foto)

Danny Welbeck tashmë është rikuperuar plotësisht dhe derisa ky është një lajm i mirë për Arsenalin, Arsene Wenger mund të ketë disa kokëçarje.

Strategu francez e konsideron anglezin si një lojtar fleksibil për fazën ofensive, gjë që akoma më shumë e bën konfuz në përzgjedhjet e tij.

Lexo po ashtu Danny Welbeck rikthehet në stërvitje

Mediat britanike, në veçanti Metro, i kanë dhënë disa opsione se si mund të luajnë Topçinjtë me Welbeckun në formacion, e që Telegrafi jua sjell më poshtë përmes fotografive.

Opsioni 1 (4-2-3-1): Welbeck mund ta zëvendësojë thjesht Olivier Giroud, ndërsa Alexis Sanchez mund të luajë në krah, me Mesut Ozil prapa sulmuesit, ndërsa Theo Walcott në krahun tjetër.

 

Opsioni 2 (4-2-3-1): Welbeck mund të luajë në të majtë, ndërsa Sanchez si qendërsulmues (Giroud sërish në bankën rezervë), ndërsa Alex Iwobi në krahun tjetër në vend të Walcott.

 

Opsioni 3 (4-4-2): Treshja e sulmit Welbeck, Sanchez e Giroud – në formacionin startues. Në krahun e djathtë Aaron Ramsey, derisa Ozil dhe Granit Xhaka do të luanin më prapa në mesfushë.

 

Opsioni 4 (3-4-3): Welbeck si qendërsulmues, i shoqëruar nga Sanchez dhe Ozil në krahë. Nacho Monreal, Xhaka, Hector Bellerin dhe Ramsey përbëjnë mesfushën, ndërsa në mbrojtje janë tre lojtarë.

 

Opsioni 5 (4-3-3): Welbeck, Sanchez dhe Giroud sërish në formacion, këtë herë francezi si qendërsulmues, dy të tjerët në krahë. Në këtë formacion mungon Xhaka.

/Telegrafi/