Telegrafi

Weisz e konfirmon: Së bashku me Daniel Craigin do të bëhemi prindër

Aktorja Rachel Weisz ka konfirmuar se është shtatzënë në moshën 49 vjeçare.

Dhe të gjithë e dimë se bashkëshorti i saj është aktori 50-vjeçar Daniel Craig, që aktualisht njihet më shumë si James Bond.

“Së shpejti do jeni dëshmitar të fyerjes së barkut tim. Danieli dhe unë jemi shumë të lumtur. Ne do të kemi një qenie njerëzore të vogël. Mezi po presim ta njohim. E gjitha është një mister i madh”, tha Weisz për “New York Times”.

Rachel tashmë ka një djalë, Henry (11), të cilin e ka prej marrëdhënies me Darren Aronofskyn, ndërsa Daniel ka një vajzë me Fiona Lodon gjersa ky ose kjo do të jetë fëmija i tyre i parë së bashku.

Aktori dhe aktorja filluan romancën në vitin 2010 dhe u martuan një vit më vonë.

Rachel kohët e fundit në një intervistë për “ES Magazine” ka provokuar “zemërimin” e shumë grave, kur tha se martesa me një nga njerëzit më të kërkuar në botë nuk është “asgjë e veçantë”.

Ndryshe, dyshen do ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave me filmat e rinj që kanë xhiruar tashmë në botën e hollivudit. /Telegrafi/