Site icon Telegrafi

Wenger beson që Arsenali është kandidat serioz për titull në Ligën Premier pas transferimeve të fundit

Arsenali e humbi titullin e kampionit në Ligën Premier në xhirot e fundit, por tani ata janë kthyer me disa transferime, që për Arsene Wenger, janë të qëlluara dhe për titull kampioni.

Legjenda e Topçinjve është e bindur se skuadra e Mikel Artetës ka mësuar se si të përballojë presionin e një gare për titull dhe mund ta çojë sërish luftën deri në fund me Manchester Cityn.

Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber kanë nënshkruar me Arsenalin për një shumë mbi 230 milionë euro.

Lexo po ashtu Kalimi i Declan Rice te Arsenali është rekord i ri në Ligë Premier - ai la pas disa emra të mëdhenj

Wenger u pyet se a do ta blinte Declan Rice për shumën e paguar. “Nëse do të kisha para pse jo?”,  u përgjigj francezi.

“Më është dashur të përballoj pa para, kështu që ju duhet të gjeni një mënyrë tjetër. Tani Arsenali është në një situatë të mirë financiare dhe ata kanë blerë atë që mendojnë se do ta fitojnë kampionatin”.

“Mendoj se është një investim i mirë dhe në përgjithësi mendoj se ata kanë bërë blerje të mira. Ata janë të gjithë të pjekur, 23 [vjeç], 24. Dhe ende të rinj dhe mund të qëndrojnë së bashku për disa vjet”.

“Sigurisht që ata janë më shumë nën presion këtë vit, por ata janë mësuan shumë vitin e kaluar dhe treguan se mund të përballen me atë lloj presioni”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version