Site icon Telegrafi

WeChat shumë afër WhatsApp, bën 438 milionë përdorues!

WeChat tani ka arritur në 438 milionë përdorues mujor aktivë, nga 396 milionë përdorues sa kishte në tremujorin paraprak. 

Shifrat e reja që kombinojnë përdoruesit e aplikacioneve WeChat dhe Weixin – versionin që Tencent e ofron në Kinë — nënkuptojnë se janë afër rivalit WhatsApp, i cili ka 500 milionë përdorues aktivë.

Megjithatë, me këtë trend të rritjes për çdo tremujor lirisht mund të thuhet se aplikacioni në pronësi të Facebook shumë shpejtë mund të kalojë në vendin e dytë, për nga numri i përdoruesve që e përdorin atë.

WeChat është duke u përballur me vështirësi në Kinë, vendin ku është edhe baza e saj më e madhe e përdoruesve. Kohët e fundit, qeveria kineze i ka detyruar të gjithë pronarët e llogarive publike në aplikacion për ta regjistruar identitetin e tyre të vërtetë dhe të marrin leje për të shpërndarë lajme.

WeChat gjithashtu ka qenë e obliguar të mbyllë më shumë se 20 milionë llogari për shkak të lidhjeve me prostitucion. (Telegrafi)
 

Exit mobile version