Site icon Telegrafi

Weber: Jemi të shqetësuar për zhvillimet në Kosovë, Maqedoni dhe në tërë Ballkanin

Partia Evropiane Popullore (PEP) që është grupimi më i madh partiak në Parlamentin Evropian (PE) ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, si edhe në tërë rajonin e Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton korrespondenti i AIM-së nga Strasbourg-u, politikani gjerman, Manfred Weber, ka deklaruar se shqetësimi vjen për faktin se, sipas tij, çështjet përkeqësohen, kurse tensionet rriten në Ballkan.

Weber thekson se BE-ja nuk mund të premtojë asgjë kur të kihet parasysh se zgjerimi i BE-së nuk do të ndodhë në vitet që vijnë, e sipas tij, zgjerimi nuk do të ndodhë”as edhe në dekadën e radhës”, por shprehet se Ballkanin e konsiderojnë si pjesë të Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version