Telegrafi

Webber triumfon në Spanjë

Webber dominoi në këtë garë dhe pa kurrfarë problemi doli i pari në cak. I dyti u rendit spanjolli Fernando Alonso që shfrytëzoi një dalje nga pista të britanikut Lewis Hamilton një xhiro para përfundimit të garës.

Sebastian Vettel gjithashtu u ngjit në podium si i treti, kurse befasia e ditës është shtatë herë kampioni i Formulës 1, Michael Schumaher, që ka filluar t’i ‘tregojë dhëmbët’ duke dalë në pozitën e katërt.

Kampioni aktual Jenson Button nuk arriti më shumë se pozitën e pestë dhe kështu lejon që Fernando Alonso të ngjitet në krye të renditjes së ngasësve. /Telegrafi/