Telegrafi

Webber i hidhëruar në ekipin

Red Bull bëri që Webber të hidhërohet gjatë garës në Britani, pasi që vendosi t’ia merr krahun e makinës së tij dhe t’ia japë atë Vettelit që doli i shtati.

“Unë nuk jam i kënaqur. Unë jam i sigurt se do të kemi diskutime të nxehta. Nuk mendoj se është dashur të ndodhë. Sinqerisht, ju them se kurrë nuk do ta nënshkruaja kontratën e re në maj, po që se do të besoja se do të ndodhte kjo. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Webber.

Webber i bëri të qarta ndjenjat e tij, kur në xhiron fituese gjatë komunikimit me anë të radios me ekipin, për fitoren tha: “Nuk është keq kjo për pilotin numër dy të skuadrës”. /Telegrafi/