Telegrafi

Webber fitues i Çmimit të Madh të Gjermanisë

Ishte kjo fitorja e parë në Gjermani e Webber në karrierën e tij në Formula 1, ku ka konkurruar si pilot i Renaultit dhe Red-Bullit.

Vendin e dytë e zuri bashkanëtari i skuterisë Red Bull, Sebastian Vettel, ndërsa vendin e tretë e zuri piloti i Ferrarit, Felipe Massa.

Pikë kanë fituar edhe Nico Rosberg, Jenson Button, Rubens Barrichello, Fernando Alonso dhe Heikki Kovalainen.

Pas kësaj gare në klasifikimin e përgjithshëm të piloteve kryeson Button me 68 pikë i ndjekur nga Vettel me 47 pikë dhe Webber me 45.5 pike. Ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm të konstruktorëve kryeson Brawn-Mercedes me 112 pikë, RBR-Renault 92.5, Toyota 34.5 dhe Ferrari me 32 pikë.