Telegrafi

WD MyBook Thunderbolt Duo

Disqet për nga dizajni janë gati krejtësisht identik me linjën e deritashme MyBook Studio Edition II, por në vend të USB-së ose FireWire kanë dy konektorë Thunderbolt – njërin për lidhje me kompjuterin dhe njërin për lidhjen në zinxhir me pajisjet tjera, qoftë disqeve, monitorëve ose ndonjë gjë të tretë.

Versionet Thunderbolt do të vijnë në konfigurimet me 4 ose 6 TB (shtëpiza ka hapësirë për dy disqe) me përkrahje për RAID 0 dhe 1. Shpejtësitë siç mund të pritet janë të larta – në sistemin e demonstruar me katër pajisje të lidhura performancat ishin rreth 520 MB/s gjatë shkrimit dhe 770 MB/s gjatë leximit të të dhënave, që në veçanti mund të ndodhë ti pëlqej profesionistëve të cilëve WD kryesisht edhe ju dedikon këto zgjidhje të reja. Fillimi i shitjes pritet të bëhet gjatë këtij çereku, por data e saktë e as çmimi mi nuk janë bërë të ditur. /Telegrafi/