Site icon Telegrafi

WBA 2-2 Liverpool: Notat e lojtarëve, Lovren më i dobëti

WEST BROMWICH, ENGLAND - APRIL 21: Mohamed Salah of Liverpool scores his sides second goal during the Premier League match between West Bromwich Albion and Liverpool at The Hawthorns on April 21, 2018 in West Bromwich, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Liverpool ka barazuar në kuadër të xhiros së 35 të Ligës Premier.

The Reds në minutat e fundit nuk arritën të mbajnë rezultatin pozitiv kundër skuadrës së West Bromwich Albionit duke barazuar me rezultat prej 2-2.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve, ku lojtari më i mirë në fushë ishte në radhët e ekipit vendas.

Rondon, Karius dhe Lovren (Getty Images)

Salomon Rondon realizoi golin e barazimit në minutat e fundit të ndeshjes dhe angazhimi gjatë gjithë ndeshjes u shpërblye me notën më të lartë, 8.2.

Më i dobëti në fushë ishte mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, i cili mori notën 5.6, ndërsa pas ndeshjes ishte i pakënaqur me kroatin edhe trajneri Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu Liverpoolit i ik prej dorës fitorja, barazon me WBA-në

Ndryshe, Liverpool mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 71 pikë ndërsa WBA zë vendin fundit me 25 sosh. /Telegrafi/

WBA

Liverpool

Exit mobile version