Chelsea është shpallur kampion i Anglisë për herë të gjashtë në historinë e Ligës Premier, pas fitores kundër West Bromwich Albion me rezultat minimal 1-0.
Antonio Conte arriti të rendisë skuadrën e tij në vendin e parë, që në vitin e tij të parë në Britani dhe nga shumë specialistë konsiderohet si protagonisti kryesor i suksesit të “bluve”.
Megjithatë, padyshim që ka ndikuar edhe forma e shkëlqyer e futbollistëve si Eden Hazard, Diego Costa dhe N’Golo Kante, por ka edhe nga ata që kanë zhgënjyer, transmeton Telegrafi.
Notën më të mirë e ka marrë Azplicueta, i cili u vlerësua 7.9 ndërsa më i dobëti ishte Nyom, i cili u vlerësua 6.1.
Theksojmë se ky ishte titulli i gjashtë në histori të Chelseat. /Telegrafi/
WBA
Chelsea