Everton ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.
“The Toffees” ka triumfuar para shikuesve të vetë kundër West Ham Unitedit me rezultat të thellë prej 4-0.
Sam Allardyce ka ‘debutuar’ me fitore në krye të vendasve edhe në saje të tre golave të Wayne Rooneyt.
Ky i fundit realizoi “het-trick” pas 2272 ditëve kur kishte shënuar për herë të fundit me fanellën e Manchcester Unitedit më 10 shtator të 2011.
Futbollisti 32-vjeçar realizoi gola në të 18, 28 dhe 66 minutë ndërsa edhe Ashley Williams ishte realizator i një goli në të 78 minutë.
Vlen të theksohet se në këtë takim janë humbur edhe dy penalti, ku të parin nuk arriti ta konkretizoi Rooney dhe më pas Manule Lanzini i West Hamit.
Pas kësaj, Everton zë pozitën e 13 me 15 pikë ndërsa West Ham mbetet në vendin e 18 në saje të dhjetë pikëve. /Telegrafi/
https://youtu.be/-ZUXm3iWLuA?t=11