Site icon Telegrafi

Wayne Roney shpenzon 100 mijë funte për ta gëzuar gruan Coleen për ditëlindjen e 32-të

Wayne Rooney nuk është ndarë nga bashkëshortja e tij në prag të ditëlindjes së 32-të të saj.

Futbollisti kulmor anglez ka shpenzuar portofolin e tij për të gëzuar bashkëshortën e tij duke shpenzuar hiç më pak se 100 mijë euro për një udhëtim.

Wayne Rooney me gruan dhe fëmijët,

Para ditëlindjes së sa më 3 prill, Rooney thuhet ta ketë befasuar gruan e tij me një udhëtim në Dubai dhe qëndrim në Madinat Jumeirah rsort, aty ku ajo mund të kënaqet në një plazh privat, restorante ekskluzive dhe hapësirë për katër djemt e tyre.

Sidoqoftë, Coleen në këtë udhëtim do të jetë e vetmuar me fëmijët e saj pasi Rooney nuk mund të jetë pranë tyre në këtë udhëtim për shkak të angazhimeve të tij.

Rooney dhe bashkëshortja Coleen

“Marrëdhënia e Wayne dhe Coleen u godit pasi ai u arrestua për drejtim të veturës nën ndikimin e alkoolit, ndërkaq ishtë në pikëpyetje sa do të zgjaste kjo martesë”.

“Coleen vendosi që të qndronte me Rooneyn, i cili ka mësuar nga gabimi duke u qetësuar dhe duke u bërë bashkëshort model që prej rastit në fjalë”, ka thënë një burim i The Sun.

Rooney është një prej futbollistëve më të respektuar anglez.

Burimi në fjalë shtoi se Rooney dëshiron ta bëjë këtë pushimin më të mirë ndonjëherë për gruan e tij, e kësaj radhe do të qëndrojë larg prej problemeve kur ajo është larg.

Më herët gjatë këtij viti çifti priti në jetë djalin Cass. /Telegrafi/

Exit mobile version