Telegrafi

Wawrinka eliminohet në “shtëpinë” e tij në turneun e Baselit

Zviceranit Stan Wawrinka, lojtari n.3 i tenisit botëror, i janë dashur pesë vjet për të shkuar në çerekfinalet e turneut te Bazelit, por rruga e tij është ndërprere pas rezistencës se madhe të gjermanit Mischa Zverev, i cili fitoi ndaj tij me tre sete.

Zverev, lojtari i 72-të botëror, fitoi me rezultatin 6-2, 5-7, 6-1 në një orë e 53 minuta për t’u berë lojtari i parë që siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e turneut të Bazelit që nga viti 2005.

Kjo është hera e parë që Zverev fiton ndaj një lojtari të Top 10 botërore që nga 2010 më fitoren e tij përballë Nikolay Davydenko ne Shanghai.

Për një vend në finale, Zverev do të ndeshet me kroatin Marin Cilic, i cili fitoi ndaj spanjollit Marcel Granollers 6-3, 6-3.

Në gjysmëfinalen tjetër do të përballë japonezi Kei Nishikori, fitues ndaj argjentinasit Juan Martín Del Potro 7-5, 6-4 dhe luksemburgasi Gilles Muller, i cili mundi argjentinasin Federico Delbonis 6-7 (4/7), 6-4, 7-6 (7/3).