Telegrafi

Watzke për ultimatumin ndaj Haaland: Nuk ekziston diçka e tillë

Intervista e fundit e Erling Haaland bëri bujë të madhe, ku lojtari tha se po ndjehet në presion nga Borussia Dortmund në lidhje me kontratën e re.

Drejtori i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, foli për situatën duke hedhur poshtë pretendimet e norvegjezit.

Sipas tij norvegjezi reagoi në këtë mënyrë shkaku i lajmeve nga mediumet.

“Ai apo tjetri medium shkruan se BVB do t’i jep ultimatum Haalandit, që është një budallallëk total”.

“Erling ishte padyshim pak i shqetësuar nga kjo, por ne nuk mund të ndikojmë në këtë. Ne i thamë edhe atij”, ka thënë Watzke.

Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në botë pas paraqitjeve të mira me Borussia Dortmundin./Telegrafi/