Telegrafi

Watzke paralajmëron klubet e interesuara: Kriza e coronavirusit nuk e ulë çmimin e Sanchos

Drejtori i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka paralajmëruar klubet e interesuara se nuk do t’i marrin yjet e tyre më lirë sesa çmimi i tyre.

Sancho ka shkëlqyer te Dortmundi në këto dy sezonet e fundit, duke u bërë njëri nga emrat më të kërkuar në Evropë.

Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Chelsea kanë qenë më të interesuarat për shërbimet e anglezit dhe presin një transferim të tij me çmim më të ulët.

Lexo po ashtu Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

Megjithatë, drejtuesit e Dortmundit kanë bërë të qartë se sulmuesi anglez nuk do të largohet me ndonjë çmim të ulët edhe pas krizës financiare të Covid-19.

“Unë mund të them qartë se edhe klubet shumë të pasura, megjithë krizën ekzistenciale, nuk kanë pse të besojnë së mund ta transferojnë me çmim të volitshëm. Ne nuk kemi pse të shesim askënd nën vlerën e tyre”.

“Shuma mund të bjerë pak. Por, nuk mendoj se do të bjerë aq shumë siç do të dëshironin disa klube”.

“Futbolli tani është thjesht shumë i globalizuar”, ka thënë Watzke. /Telegrafi/