Paco Alcacer është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.
Sulmuesi spanjoll ka rilindur me tu huazuar te Dortmundi nga Barcelona.
Dortmund arriti ta siguroj huazimin e tij për dy milionë euro, por që ka mundësinë e blerjes në fund të stinorit.
Në Gjermani po kërkohet nga mediumet që të blihet sa më parë Alcacer, dhe për këtë ka folur edhe shefi i BVB, Hans-Joachim Watzke.
“Po flitet shumë për këtë, por pse duhet të veprojmë ne nën presion. Sigurisht që do ta blejmë por kur duam ne jo kur duan mediat”.
“Nuk do të zgjat deri në qershor, por një ditë do ta njoftojmë Barcelonën se do ta ushtrojmë drejtën e blerjes dhe me kaq mbaron”, tha Watzke.
Lideri aktual i Bundesligës ka mundësinë e blerjes së sulmuesit për 23 milionë euro plus pesë të tjera bonuse.
25-vjeçari e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme aventurën te Borussia e Dortmundit.
Në pesë ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampionëve, Alcacer ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/