Telegrafi

Watzke: Bayerni të jetë i qartë për Lewandowskin

Disa gazeta dhe televizione gjermane këto ditë kanë thënë se një marrëveshje mes Bayern Munichut dhe Robert Lewandowskin është arritur, por transferimi do të bëhet publik pasi të takohen këto dy skuadra në çerek-finale të DFB Pokal.

”E tërë kjo çështja po mi ngrit nervat shumë. Janë dy skenarë, njëri është që Bayerni nuk është i interesuar për Robertin, e që është një gënjeshtër e madhe. Ndërsa skenari tjetër është se ata janë të interesuar, por ata duhet të mos fshihen dhe të vijnë ta shprehin interesimin e tyre tek ne”.

”Bayerni zakonisht është korrekt dhe nëse ata janë të interesuar për ndonjë lojtar, ata ju kontaktojnë menjëherë. Kur ta bëjnë këtë, ata do të marrin një përgjigje”, ka thënë Watzke./Telegrafi/