Telegrafi

Watson sfidon veten me rolin e ri (Video)

Pas suksesit që ka arritur me filmat e deritashëm, në veçanti me ribërjen e Disneyt, “Beauty and the Beast”, Emma Watson po xhiron një tjetër film që është potencial për t’u bërë hit.

Aktorja do të shfaqet në filmin “The Circle”, porse në një rol krejt ndryshe nga ato që e kemi parë deri më tani.

Lexo po ashtu “E bukura dhe bisha” vë rekord shikueshmërie (Video)

Premiera e këtij filmi është caktuar për të mërkurën (26 prill), ndërsa në kinema do të fillojë shfaqjen në javën e ardhshme.

James Ponsoldt e ka bërë regjinë e “The Circle”, ndërsa në të luan edhe Tom Hanks.

Watson luan rolin e një të punësuare të re në një kompani teknologjike, mirëpo pasi i ndihmon kompanisë që të rimëkëmbet, ajo fillon të përballet me ndërhyrje serioze në jetën personale dhe në lirinë e saj.

Ekspertët parashikojnë që Emma të bëhet aktorja më e paguar hollivudiane për këtë vit duke hequr nga froni kolegen Jennifer Lawrence. /Telegrafi/