Watfordi është skuadra me lojën më të rrezikshme në Ligën Premier që nga rikthimi në sezonin 2015/2016.
Skuadra angleze e ka humbur ndeshjen e fundit në përballje me West Hamin, me rezultat 1-4.
Watfordi humbi ndaj ‘Çekanëve’ me rezultat 1-4, ndërsa Jose Holebas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 48’.
Ky karton i kuq është i 16-ti me radhë për Watfordin, e që është bërë edhe zyrtarisht skuadra me lojën më të rrezikshme në Ligën Premier në tri sezonet e fundit.
Skuadra angleze ka arritur që t’u bëjë ballë në këtë sezon edhe skuadrave të mëdha në Ligën Premier, por që në disa ndeshje nuk ka shpëtuar pa u ndëshkuar së paku një herë me karton të kuq. /Telegrafi/
16 – Since their return to the Premier League in 2015-16, Watford have picked up 16 red cards in the competitions, more than any other side. Naughty.
— OptaJoe (@OptaJoe) May 12, 2019