Site icon Telegrafi

Watford ka refuzuar një ofertë të pabesueshme për Ighalon

Odion Ighalo ishte synimi kryesor i skuadrës kineze Shanghai SIPG.

Skuadra angleze, Watford kanë hedhur poshtë një ofertë prej 38 milionë funteve apo 46 milionë eurove nga Shanghai SIPG për sulmuesin Odion Ighalo.

Sipas Guardian, sulmuesi i Watfordit ishte synimi i parë i klubit kinez, por pasi u refuzuan vendosën të transferojnë brazilianin Hulk nga Zeniti, për tu bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit kinez.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sulmuesi i kombëtares së Nigerisë ka shënuar 18 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Këto statistika kanë bërë që Ighalo në këtë afat kalimtar të tërheq vëmendjen nga klubet elitare në të gjithë Evropën. /Telegrafi/

Exit mobile version