Watfordi dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez.
Blutë e Londrës janë mysafirë të rivalit lokal Watfordit në takimin e fundit të vlefshëm për javën e 26-të të Ligës Premier.
Skuadra e Antonio Contes përjetoi një humbje turpëruese në shtëpi nga Bournemouthi në ndeshjen e fundit dhe dëshiron t’i kthehet sa më parë fitoreve.
All you need to know about today's opponents… #WATCHE pic.twitter.com/SjXaDztxNn
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 5, 2018
Në anë tjetër, Watfordi ka pesë ndeshje radhazi që nuk fiton në Ligën Premier dhe në këtë ndeshje në shtëpi shpreson t’i kthehet fitores.
🔦🔛 | #watfordfc pic.twitter.com/2EJGcJvayL
— Watford Football Club (@WatfordFC) February 5, 2018
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Gerard Deulofeu e nis si titullar te vendasit.
Watford: Karnezis; Mariappa, Prodl, Holebas; Janmaat, Doucoure, Capoue, Zeegelaar; Deulofeu, Deeney (C), Richarlison.
Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Bakayoko, Kante, Zappacosta; Willian, Hazard, Pedro.
/Telegrafi/