Watfordi dhe Liverpooli kanë barazuar mes vete me rezultat 3-3 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri 2017/18 të kampionatit anglez, Liga Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve të cilët e përfunduan me epërsi 2-1, por në të dytën arritën të kthehen mysafirët me dy gola duke kaluar në epërsi 3-2, para se Watford të barazoj në minutat shtesë për 3-3.
Golat në këtë takim u shënuan nga Stefano Okaka (8’), Abdoulaye Doucoure (32’) dhe Miguel Britos (90+) për vendasit, ndërsa për Reds shënuan Sadio Mane (29’), Roberto Firmino (55’) dhe Mohamed Salah (57’).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mesfushori Daucoure, i cili u notua me 81, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin vendas Heurelio Gomes që u vlerësua me vetëm 5.7. /Telegrafi/
Watford:
Liverpool: