Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në ndeshje me Watfordin që e afron drejt një pozite në Ligën e Kampionëve.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Emre Can dhe për këtë është edhe lojtari i ndeshjes me notën 8.4.
Te Liverpooli u notuan mirë edhe Matip, Leiva dhe Mignolet.
Në anën tjetër lojtari më i mirë të Watford ishte portieri Gomes me notën 8.2.
Lojtari më i dobët në këtë ndeshje është Niang me notën 5.9. /Telegrafi/