Telegrafi

Washingtoni mund ta shtyjë planin për sistemin anti-raketor

"Ne do vazhdojmë me negociatat, do t’i përfundojmë ato dhe do ndërtojmë qendrat e mbrojtjes raketore. Ndoshta mund të shtyjmë aktivizimin e tyre derisa të kemi prova konkrete për kërcënimet nga Irani", tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, gjatë takimit me kryeministrin çek, Mirek Topolanek.

Gates shtoi se Washingtoni i ka propozuar Rusisë të ketë një prani të sajën në vendet ku do vendoset mbrojtja antiraketore. Moska zyrtare ka kundërshtuar planet amerikane rreth mbrojtjes raketore. /REL/