Washington Wizards ka triumfuar me rezultat 121-102 përballë Boston Celtics në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Në këtë mënyrë rezultati i takimeve të këtyre dy skuadrave është barazuar në 2-2.
Washingtoni e nisi takimin duke qenë në disavantazh të përgjithshëm, meqë kishte humbur dy takime dhe e kishte fituar një.
Dhe përkundër humbjes së çerekut të parë, Wizards ia dolën të riktheheshin në vazhdim, sidomos falë John Wall dhe Bradley Beal që në kombinim shënuan 56 pikë.
John Wall can't be human. #SCtop10 pic.twitter.com/05k64mlSsX
— SportsCenter (@SportsCenter) May 8, 2017
Fituesin e këtij dueli në finalen e Konferencës Lindore e pret Cleveland Cavaliers që eliminoi Toronto Raptors me katër fitore. /Telegrafi/