Site icon Telegrafi

The Washington Times: Stabiliteti dhe siguria në Ballkan janë të rëndësishme për SHBA-të

‘The Washington Times’ shkruan se stabiliteti dhe siguria në Ballkan janë të rëndësishme për SHBA-të për shumë arsye. Sipas kësaj gazete,rajoni ka qenë shkëndijë luftërash në Evropë në disa prej të cilave është përfshirë edhe SHBA-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gazeta vlerëson se Rusia është mjaft aktive në rajon, duke tentuar që të minojë interesat e SHBA-ve në Ballkan, ndërkaq shtonë se rajoni ka dërguar shumë luftëtarë në Siri në krah të ISIS-it.

Më tej, gazeta amerikane thotë se ndikimet e jashtme të rrezikshme në Maqedoni kanë çuar në paralizë politike që e ka dridhur themelin e demokracisë, që sipas gazetës, duhet të jetë një thirrje për zgjim të politikanve amerikanë.

Gazeta vlerëson se Washingtoni duhet që të ketë më shumë vëmendje në Ballkan, ndryshe investimi i bërë pas Luftës së Ftohtë mund të shkojë huq. Analizën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Exit mobile version